Juventus dhe Real Madrid do të takohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Shumë prej yjeve shqiptare tashmë njihet si tifozë të njërës apo skuadrës tjetrës.
Një prej tyre është edhe ish-aktori i serialit “O sa mirë”, Xhevdet Jashari, i cili bën tifo për ekipin italian të Juventusit, transmeton Telegrafi.
Ai ka lënë një mesazh në llogarinë personale në Instagram teksa mbështetur skuadrën e zemrës, ndërsa është tallur edhe në kurriz të fansave të Bayernit dhe Barcelonës.
“krejt sytë kah Juve. Urime ekipi im edhe kur ishe në ligën e dytë kam qenë me ty. Sonte gëzohem se shumë tifozë të Bayernit dhe Barcës mburren me ju, a thua pse”, ka shkruar ndër të tjerash aktori i njohur si Arifhikmeti.
Ndryshe, Juve dhe Real do të ballafaqohen sonte në stadiumin uellsian të Cardiffit me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/