Është prej këngëtareve më të kompletuara artistikisht, dhe tashmë ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtaren, Arilena Ara, e cila aktualisht po e shijon suksesin e bashkëpunimit “Thirr policinë”, me këngëtaren nga Kosova, Dafina Zeqiri.
Por, Arilena është një prej personazheve publike me më së shumti ndjekës në Instagram, ku numëron 1.2 milion të tillë.
Prandaj, këngëtarja nga Shqipëria kujdeset që çdo herë të jetë pranë fansave me postime të ndryshme, ndërsa që njihet për thjeshtësinë dhe bukurinë natyrale.
Disa imazhe të bukura dhe tërheqëse, Arilena postoi edhe sot (4 tetor), ndërsa shihet e veshur me një palë xhinse dhe bluzë të zeza.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pamja tërësisht pa grim e këngëtares bionde, e cila dukej tejet simpatike.
Ndërkohë, kujtojmë që Arilena ka paralajmëruar se është në përgatitje të albumit të ri “Pop Art”. /Telegrafi/