Telegrafi

Argjentina Ramosaj sjell imazhe të shkëputura gjatë xhirimeve të klipit të ri

Argjentina Ramosaj (Foto: Instagram/argjentinaramosaj)

Këngëtarja shqiptare, Argjentina Ramosaj, vazhdon të mbetet njëra nga më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Ani pse kohëve të fundit ka qenë pasive sa i përket prurjeve të reja muzikore, ajo nuk ka lënë anash postimet e ndryshme nga përditshmëria e saj.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se ka gati projektin e ri, ndërsa ka ndarë imazhe nga xhirimet e klipit.

Në një pistë makinash, Argjentina është shfaqur duke mbajtur një flamur në dorë, ndërsa ka mahnitur me dukjen.

Lexo po ashtu Argjentina Ramosaj ndan me fansat një imazh të ëmbël, duke i dhuruar puthje bashkëshortit

E veshur me komplete ngjyrë rozë, dukjes ajo i ka shtuar edhe makijazh, çka po e bën të duket edhe më bukur.

Derisa po paralajmëron se është duke u rikthyer në skenën muzikore, këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera sa i përket këngës së re. /Telegrafi/