Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me familjen e saj.
Ajo së bashku me djalin, bashkëshortin dhe nënën e saj, kanë zgjedhur Dhërmiun si destinacionin e tyre këtë verë.
Këngëtarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi mjaft atraktive nga pushimet.
Ajo ka vënë në pah linjat trupore, teksa ka pozuar me bikini pranë detit të jugut.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj.
Argjentina përndryshe ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj, kjo pasi i është përkushtuar më shumë jetës private. /Telegrafi/