Telegrafi

Argjentina Ramosaj konfirmon bashkëpunimin me Young Zerka

Argjentina Ramosaj dhe Young Zerka (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj, për një kohë të gjatë nuk ka qenë aktive në industrinë muzikore.

Përkundër kësaj, ajo nuk i ka lënë anash fansat e saj, të cilëve u ka ofruar mundësinë të shohin më afër përditshmërinë e saj përmes imazheve.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se është duke u rikthyer, e kësaj radhe me një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për këngëtarin Young Zerka, me të cilin edhe e ka publikuar një fotografi, ku shihen me shumë stil.

Lexo po ashtu Argjentina Ramosaj sjell imazhe të shkëputura gjatë xhirimeve të klipit të ri

Argjentina ende nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme për titullin e këngës, por ka theksuar se do të lansohet shumë shpejt.

“A ma jep” titullohet projekti i fundit nga ajo, që ishte pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/