Argjentina ka bërë publike listën për dy ndeshjet miqësore kundër Brazilit dhe Singaporit.
Kombëtarja Alicesleste ka ftuar pas një kohe të gjatë sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.
Ajo që spikat tek kjo listë është se janë ftuar nëntë sulmues.
Përveç Messi dhe Higuain në sulm është ftuar edhe Alejandro Gomez i Atalantas, Joaquin Correa i Atleticos, Angel Di Maria i PSG dhe Paolo Dybala i Juventusit.
Konkurrencë mjaftë e fortë në sulm, ku shihet mungesa e Kun Agueros.
Trajneri i ri Jorge Sampioli ka ftuar katër mbrojtës, ndërsa mesfushorë ka ftuar gjashtë. /Telegrafi/