Telegrafi

Argjentina mposht Kilin për ta fituar vendin e tretë në Kupën e Amerikës

Argjentina v Kili (Foto: by Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Argjentina e ka fituar vendin e tretë në Kupën e Amerikës, pasi ka mposhtur 2-1 Kilin.

Sergio Aguero e hapi llogarinë e golave për ‘Les Albiceletes’ në minutën e 12-të, mirëpo e gjithë vëmendja shkoi te asistimi i Lionel Messit.

Në një faull që u shkaktua në mesin e fushës në favor të argjentinaseve, ylli i Barcelonës e shfrytëzoi për mrekulli, duke bërë një asistim ‘tinëzar’ për anëtarin e Manchester City.

Goli i dytë u shënua nga Paulo Dybala në minutën e 22-të, pasi një asistimi të mori nga Givoani lo Celso.

Por, kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte me qetësi, Lionel Messi dhe Gary Medel u përjashtuan nga loja për shkak të përplasjes që ndodhi në minutën e 37’-të.

Në pjesën e dytë, Kili ishte më e kujdesshme, derisa Arturo Vidal (59’) shënoi për 2-1, e që me këtë rezultat përfundoi përballja.

Argjentina e fitoi kështu vendin e tretë në Kupën e Amerikës, pasi në gjysmëfinale ishte eliminuar nga Brazili, që nesër (7 korrik) do të përballe në finale me Perunë, që e eliminoi Kilin. /Telegrafi/