Alphonse Areola nuk do të vazhdoj të mbetet në Real Madrid, përkundër që klubi madrilen ka mundësinë për ta blerë atë.
Portieri francez është i huazuar nga PSG deri në fund të sezonit, por nuk ka arritur ta bind trajnerin Zinedine Zidane.
Kësisoj Los Blancos nuk do ta paguajnë klauzolën për blerjen e tij, duke marrë parasysh edhe moshën e tij 27 vjeçare.
Areola këtë edicion ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha garat me Realin, ku ka pësuar vetëm tre gola.
Reali për portier të dytë po kërkon një më të ri, të cilin mund ta përgatisë për disa vite për ta zëvendësuar belgun Thibaut Courtois.
Gjiganti spanjoll ka kthyer sytë përsëri tek një portier francez, por tani synohet Alban Lafont i Fiorentinës që është i huazuar te Nantes.
Lafont shihet si një portier me të ardhme të ndritur ndërsa trajnerin Zidane e pëlqen jashtëzakonisht shumë bashkëkombësin e tij.
Marca ka raportuar se madrilenët janë gati të shpenzojnë deri në 12 milionë euro për afrimin e portierit, shumë që do ta kënaqte edhe Fiorentinën pasi dy vite më parë kanë shpenzuar tetë milionë për transferimin e tij. /Telegrafi/