Telegrafi

Ardit Haziri, fitues i javës së katërt në ‘Eksperti’ – luajë, parashiko dhe fito në ‘Telegrafi’

Telegrafi po vazhdon t’i shpërblejë “Ekspertët”, derisa aktualisht jemi në javën e katërt të ndarjes së shpërblimeve.

Tashmë lexuesit e mediumit më të madh në vend janë mishëruar me lojën shpërblyese, me parashikimin e rezultateve nga gara më e madhe evropiane e klubeve Liga e Kampionëve, BKT Superliga e Kosovës, Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Eksperti‘ i javës së katërt është Ardit Haziri, i cili ka grumbulluar 52 pikë.

Haziri është fitues i një ore të digjitale ‘Amazfit Neo Ziaomi’, dhuratë nga Telegrafi pasi ishte parashikuesi më i mirë i javës së katërt.

Eksperti‘ do të vazhdojë me shpërblime edhe në javët e ardhshme, derisa për të pasur mundësi që të jeni fitues, duhet t’i parashikoni ndeshjet që tashmë janë në platformë. /Telegrafi/