Telegrafi

Ardit Çuni, këngë mosdiskriminimin ndaj fëmijëve dhe racave të ndryshme (Video)

Ardit Çuni ka publikuar këngën e re “One Life”, të cilën e ka realizuar me këngëtarin e famshëm arab, Omar.

Kënga është punuar në Suedi nga producenti fitues i Eurovision, ndërsa klipi nga Sebastian Production.

Skenat janë xhiruar në Shqipëri , saktësisht në Petrelë një nga kështjellat me të bukura në Shqipëri.

Kënga flet për barazinë, mosdiskriminimin ndaj fëmijëve dhe racave të ndryshme dhe gjithashtu për paqe duke parë dhe ngjarjet e fundit që po ndodhin në Siri.

Fëmijë të ndryshëm kanë përzgjedhur për të qenë pjesë të klipit ku kane përcjell emocione të ndryshme.

Refreni i këngës këndohet në arabisht nga Omar ndërsa pjesët e strofave në anglisht nga Arditi.