Mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli, pas lojërave të mira ka rënë në radarin e gjigantit ukrainas dhe evropian, Shaktar Donetsk.
Skautët e klubit ukrainas kanë qenë në Kroaci për ta përcjellë lojtarin me ftesën e agjentit të njohur shqiptar, Elver Raça.
Mediat krate shkruajnë se kjo histori ka kuptim, pas së fundmi në përgatitjet e zhvilluara në Antalia, Hajduku mundi Shakhtarin me rezultat 4-1.
Që nga ky moment, besohet se skuatët e klubit kanë filluar të sillen rreth Hajdukut, ku Ismajli është një nga lojtarët më të rëndësishëm.
Ata ishin të pranishëm n ndeshjen ndaj Lokomotivës, ku mbrojtësi shënoi një gl të bukur me kokë.
Agjenti i lojtarit Raça e kishte sjell edhe Atalantan që ta përcjell nga afër mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare.
Ismajli nuk kishte zhvilluar asnjë minutë në atë ndeshje kur erdhën italianët dhe ishin zhgënjyer.
Tani Ismajli po lulëzon dhe çmimi i tij po rritet. Hajduku tani po buzëqeshë pas ka një mbrojtës të ri dhe me të ardhme në skuadër.
Ismajli ka qenë pjesë e Kosovës, por ishte larguar pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin Bernard Challandes. /Telegrafi/