Ardian nan Hxoha, djali i veprimtarir Remzi Hoxha, i zhdukur tash 24 vijet më parë në Shqipëri ka folur për përgjegjësit e zhdukjes së babait të tij.
Ai në një intervistë për ‘Përballje ditore’ në Telegrafi.com, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka treguar dyshimet e familjes së tij lidhur me vrasjen e babait të tij.
Hoxha ka thënë se lidhur me këtë rast partitë politike në Shqipëri kanë qenë të zëshme vetëm kur u janë dashur vota.
“E gjithë kjo eksperiencë na ka bërë t’i urrejmë politikanët. Tragjeditë tona i kanë përdorur politikisht. Akuza dhe kudnërakuza kanë bërë vetëm kur i janë dashur politikisht, ndërsa vullnet politik për ta zbuluar rastin nuk ka pasur asnjëherë. Por edhe Partia Socialiste tani nuk ka vullnet, ndërsa sa ka qenë në opozitë kanë qenë të zëshëm. Një shtëpi që e kemi shitur të hollat i kemi dhuruar për UCK. Po ashtu dy kamionat e parë që janë futur me armatim nga Bullgaria i ka sjellë babi. Pra çysh ato vite është përgatitur një ndezje e shkëndijes që bota ta shoh që diçka nuk është në rregull në Kosovë. Ndërsa ai duke vepruar lirshëm tek shteti amë tek shteti shqiptar për më të mirën, ishin pikërisht vëllezërit shqiptar që ia hoqën kokën, kjo është tragjedia më e madhe, dhe ndoshta do të kishte qenë më e lehtë ta kishin vrarë sot”, ka thënë ai.
Hoxha ndër të tjera ka thënë se të involvuarit në këtë rast asnjëherë nuk u dënuan.
“Pavarësisht kësaj ne ende s’kemi gjetur drejtësi sepse askush nuk është dënuar, dhe eshtrat nuk janë gjetur. Neve nuk po na intereson a dënohen a jo por të na tregojnë ku janë eshtrat. Ndërsa shteti i Kosovës ka mundur të bëjë shumë më tepër, dhe më së shumti është angazhuar e ndjera Nekibe Kelmendi sepse edhe ajo ka qenë e prekur me rastin e saj. Ndërsa politikanëve ju intereson vetëm agjenda e tyre dhe votat. Kam bindjen që këta si udhëheqës ia mshefin njëri tjetrit krimet. Tani kemi shpres që është bërë vettingu që kemi njerëz të pakorruptuar, dhe ndoshta rihapet komplet rasti”, është shprehur ai./Telegrafi/