Real Madrid ka vendosur të mbajë Joselun si pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm, raporton Diario AS.
Joselu ka impresionuar vendimmarrësit në klub aq sa të vendosin të planifikojnë një të ardhme me të në sezonin e ardhshëm. Spanjolli ka shënuar 13 gola në 14 starte këtë sezon. Ai ka edhe tri asistime.
Pavarësisht se ka mbushur 34 vjeç muajin e kaluar, Joselu konsiderohet si një opsion me kosto të ulët jashtë stolit të Real Madridit dhe pritet të vazhdojë këtë rol sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi doli nga akademia në Castilla të Real Madridit dhe shpesh shpreh dashurinë e tij të thellë për klubin. Ai nuk e ka bërë problem të qëndrojë në stol për shumë ndeshje nga Ancelotti.
Sezonin e ardhshëm, Real Madridi do të mirëpresë Kylian Mbappen dhe Endrick në sulmin e tyre që do të rrisë konkurrencën për vende.
Megjithatë, klubi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga një lojtar me përvojë dhe i përkushtuar që do të kushtojë më pak se 2 milionë euro në verë. /Telegrafi/