Real Madridi, gjithmonë në kërkim për të forcuar skuadrën e tyre, përballet me një udhëkryq me ardhjen e talenteve të rinj si Endrick dhe Kylian Mbappe verën e ardhshme.
Nisur nga kjo situatë, lind pyetja për të ardhmen e Arda Guler, i cili mund t’i shihte mundësi edhe më të kufizuara se ky sezon – pasi nuk po luan pothuajse fare.
Në hijen e lojtarëve të tjerë si Rodrygo, i cili u zhvillua me durim dhe me kujdes në klub, turku nuk ka gjasa të ndjekë një rrugë të ngjashme. Megjithatë, një mundësi më e besueshme është një operacion si ai i Brahim Diaz, i cili u kthye në Real Madrid pas tri vitesh në huazim te Milani.
Siç thekson ‘Calciomercato’, Milani, edhe një herë, mund të bëhet një cak kyç në këtë skenar. Guler tashmë ishte monitoruar nga afër nga drejtuesit italianë përpara se të transferohej te Real Madrid, me Moncada dhe D’Ottavio që po analizonin inkorporimin e tij të mundshëm për disa kohë. Një opsion që po shfaqet është një huazim një ose dyvjeçar, e ngjashme me rastin e Brahim Diaz.
Kjo mundësi mund të forcohet në merkaton e verës së ardhshme, edhe pse Milani do të duhet të përballet me konkurrencën e skuadrave si Las Palmas, Real Sociedad dhe Mallorca, të cilat aktualisht paraqiten si opsione të preferuara për klubin e bardhë,.
Kampionati Evropian po shfaqet si një faktor përcaktues në këtë skenar. Arda Guler, megjithatë, kërkon hapësirë për të shfaqur talentin e tij dhe të shkëlqejë në fushë. E ardhmja e tij, pra, paraqitet si një dilemë për t’u zgjidhur për Real Madridin në muajt në vijim. /Telegrafi/