Arda Guler po kalon në një periudhë të keqe tek Real Madridi dhe këtë verë ai mund të largohet nga klubi në formë huazimi ose në mënyrë të përhershme.
Pavarësisht se nuk ka qenë në dispozicion gjatë sezonit me disa lojtarë të rëndësishëm që mbetën të lënduar, reprezentuesi turk nuk ka marrë besimin nga trajneri Carlo Ancelotti.
Guler ka bërë 30 paraqitje këtë sezon, por pjesa më e madhe e tyre erdhën nga banka rezervë.
Në nëntë ndeshjet e fundit të Real Madridit në të gjitha garat, ai ka luajtur vetëm në dy prej tyre dhe si titullar ishte paraqitur ndaj Real Sociedadit në Kupën e Mbretit, ndërsa ndaj Real Betisit në La Liga u fut në 30 minutat e fundit.
Është e qartë se Guler nuk bën pjesë në planet e Ancelottit në këtë fazë, dhe për këtë arsye ka pasur sugjerime se ai do të largohet nga Real Madridi në verë, me shumë mundësi si huazim.
Në rast se ndodh kjo, Guler tashmë e ka bërë të qartë se cili do të jetë destinacioni i tij i preferuar.
Sipas një raportimi nga fussball.news, Guler është i gatshëm të bëjë kalimin në Serie A gjatë afatit kalimtar veror, pavarësisht interesimit konkret për shërbimet e tij nga Leipzig dhe Bayer Leverkusen.
Vendimi i tij besohet se varet nga suksesi që bashkëvendasi i tij Kenan Yildiz ka pasur me Juventusin gjatë 12-18 muajve të fundit.
Në Itali, klube si Milani dhe Interi thuhet se mbajnë një interesim për Guler dhe në këtë fazë, këto dy ekipe janë favorite për transferimin e tij në rast se vendos të largohet në verë./Telegrafi/