Telegrafi

Arbnora Ademaj dhe Shkenda Dubova nisin pushimet, sjellin poza atraktive në rrjetet sociale

Foto: Shkenda Dubova/Instagram

Këngëtarja Shkenda Dubova dhe modelja Arbnora Ademaj, kanë treguar shpesh herë se kanë një miqësi të mirë së bashku.

Këtë e vërteton edhe fakti se dyshja janë nisur së fundmi së bashku në pushime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ato kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, ku kanë treguar se po kalojnë treguar se po kalojnë disa ditë të mira pushimi në bregdetin shqiptar.

Fillimisht, ato publikuan nga një fotografi veç e veç duke vënë në pah format e tyre trupore.

Më pas, dy vajzat hodhën një fotografi së bashku në Instagram, ku shfaqeshin mjaft atraktive pranë një pishine, ndërsa ishin të veshura me robdeshambër.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve i uronin pushime të mbara dy bukurosheve. /Telegrafi/