Arbër Zeneli është deklaruar pas humbjes 1-0 që pësoi Kosova ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Reprezentuesi i Përfaqësueses tonë ka thënë se ata kishin shumë shanse të mira, mirëpo që fati ju ka munguar.
“Kemi luajtur një lojë të mirë, mirëpo nuk kemi qenë të saktë në gjuajtjet tona. Ata kishin një shans dhe shënuan”, ka thënë Zeneli për Super Sport.
“Krijuam shumë shanse të mira dhe na mungoi fati. Unë jam i gatshëm të luajë çdo herë për Kosovën. U mundova edhe në këtë takim të jap më të mirën, mirëpo nuk na shkoi siç duhej”.
“Do të mundohemi të fitojmë tani ndaj Greqisë. Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe duhet të kemi sa më shumë vetëbesim për të shkuar tutje”, ka shtuar më tej ylli i Dardanëve. /Telegrafi/