Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2018 në vendin tonë.
Ky çmim është ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Zeneli u vlerësua si lojtari më i mirë pas heroizmave të tij në Ligën e Kombeve, ku shënoi hetrik për përfaqësuesen në ndeshjen vendimtare ndaj Azerbaixhanit.
Arbër Zeneli po ashtu ka qenë konsistent në paraqitjet e tij me klubin holandez, Heerenven, duke qenë top asistues në sezonin e ri në kampionatin holandez, Eredivise.
Xhevdet Shabani është shpallur futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës.
Ai u zgjodh nga votat e 20 redaksive të sportit në televizionet, radiot, gazetat dhe portalet e Kosovës.
Bekim Isufi është shpallur trajneri më i mirë pas suksesit të tij të paprecedent duke u shpallur kampion me Dritën.
Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha të tre bashkë kanë ndarë çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi që të tre shënuan nga 13 gola edicionin e kaluar. /Telegrafi/