Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli po shkëlqen në ndeshjet përgatitore të skuadrës së tij Reims.
Zeneli ishte jashtë fushave për shumë muaj shkaku i një lëndimi të rëndë të pësuar me fanellën e Kosovës.
Megjithatë, forma e tij vazhdon të mbetet e lartë dhe këtë e ka dëshmuar menjëherë pas rikthimit në futboll, në fund të sezonit në Ligue 1.
Ylli i Kosovës tashmë ka arritur kulmin në ndeshjet miqësore që skuadra e tij, Reims, po i zhvillon këtë verë.
Ai këtë e ka dëshmuar në takimin e sotëm (e mërkurë) që Reims po e luan ndaj Mariborit.
45' ⏱ Mi-temps ! @nkmaribor 0️⃣-2️⃣ #SDR
⚽️ Zeneli (30ème)
⚽️ Zeneli (32ème)#NKMSDR #Amical— Stade de Reims (@StadeDeReims) August 5, 2020
Zeneli ka shënuar dy gola të bukur për dy minuta, duke i dhuruar epërsi 0-2 Reimsit.
Goli i parë i Zenelit erdhi në minutën e 30-të nga afërsia, ndërsa i dyti erdhi në minutën e 32-të dhe ishte supergol nga distanca. /Telegrafi/
Here is the first one!
Two goals so far in first half to give them the two goal lead against the Slovenians. [via @adhurimre]pic.twitter.com/OIaJaJw4gM
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) August 5, 2020