Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka folur pas fitores ndaj Shqipërisë.
Kosova ka mposhtur Shqipërinë me rezultat të thellë 3-0 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin Letzigrund të Cyrihut.
Dy gola në këtë ndeshje u shënuan nga sulmuesi Arbër Zeneli, ndërsa një tjetër erdhi nga Edon Zhegrova.
Është pikërisht shënuesi i dy golave, Zeneli, i cili ka folur pas ndeshjes dhe ka treguar lumturinë e tij për fitoren dhe golat.
“Dy golat e shënuar ishin shumë special”, ka thënë fillimisht Zeneli pas ndeshjes për Superspor.
“Jam shumë i lumtur për fitoren se kemi luajtur shumë mirë se ekip dhe fituam 3-o”.
“Unë gjithmonë pres fitore, në çdo ndeshje. Kemi luajtur si ekip dhe e kemi arritur atë”.
“Këto dy gola më kanë zhbllokuar, pasi pata një paraqitje të mirë në aspektin individual”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/