Site icon Telegrafi

Arbër Hoxha një hap larg Dinamo Zagrebit, por gjiganti kroat pëlqen edhe anësorin e Ballkanit

Anësori i Slaven Belupos, Arbër Hoxha mund të jetë emri i parë i ri në Dinamo Zagreb këtë dimër, pasi sipas mediumit kroat Germanijak, vetëm detajet mes dy klubeve kanë mbetur të zgjidhen, ndërsa një emër tjetër që intrigon gjigantin e futbollit ballkanik është edhe ai i Almir Kryeziut të Ballkanit.

Ka gjithnjë e më shumë gjasa që Hoxha të jetë lojtar i Dinamos që në dimër, pasi të gjitha bisedimet dhe marrëveshjet po shkojnë në atë drejtim, ndërsa vetëm lojtari u ka thënë qartë drejtuesve të Slaven Belupos se e do kalimin në këtë klub.

Historia rreth Hoxhës po vazhdon prej disa javësh, me Slaven Belupon që fillimisht kërkonte 3 milionë euro për anësorin shqiptar, që ishte një shumë e madhe për Dinamon.

Thuhet se Dinamo do të ishte gati të paguante nga 800 mijë deri në 1 milionë euro, por me disa lojtarë të gjigantit kroatë që do të shkonin në Slaven si huazim.

Përveç Hoxhës, trajneri Sergej Jakirovic është i intriguar edhe nga anësori i Ballkanit, Almir Kreyziu, i cili bëri një lojë të shkëlqyer kundër Dinamos në Prishtinë ku skuadra jonë fitoi (2-0).

Lexo po ashtu Dinamo Zagrebi e do vetëm Arbër Hoxhën, të gatshëm t'i paguajnë miliona euro Slaven Belupos

Madje Kryeziu shënoi në këtë takim, që mbetet fitorja e vetme e Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, Hoxha ka një avantazh, sepse ai luan në HNL, e njeh kampionatin, Dinamon dhe lojtarët të tjerë, ndërsa ka jetuar edhe në Zagreb kur luante në Lokomotivë./Telegrafi/

Exit mobile version