Bukuroshja Abenita Ismajli ka bërë një deklaratë interesante së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Ajo publikoi në InstaStory një fushatë anti një faqeje shumë të njohur të filmave për të rritur, që kritikohej për promovimin e trafikimit të fëmijëve dhe dhunës seksuale.
Në përshkrimin e këtij postimi, Ismajli është shprehur e lumtur që asnjëherë nuk ka parë video ose filma me përmbajtje të tillë.
“Jam e lumtur që nuk kam parë asnjëherë filma për të rritur në jetën time”!, ka shkruar Arbenita në InstaStory.
Videoja në fjalë përveç fushatës, tregon edhe për hetimet që po kryhen mbi këtë faqe, e cila është një prej faqeve më të njohura të filmave për të rritur në botë.
Faqja në fjalë akuzohet se lejon dhe përfiton nga videot e dhunimit dhe trafikimit seksual të fëmijëve, ndërsa bëhet thirrje për firmosjen e një peticioni që t’i jepet fund abuzimeve seksuale ndaj të miturve. /Telegrafi/
(Videoja më poshtë ka karakter ndërgjegjësues, por nuk preferohet për lexuesit nën moshën 18 vjeçare)