Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia i ka uruar kandidatit të LDK-së, Përparim Rama fitoren në kryeqytet.
Vitia gjatë një konferencë për medie ka pranuar humbjen dhe i ka uruar Ramës fitoren në Komunën e Prishtinës.
“Sipas rezultateve që kemi edhe nga komisionerët tanë, Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj aktivistët e LVV-së, qytetarët e Prishtinës dhe zotëri Rama po ashtu për një kulturë të përgjithshme dhe fushatë korrekte që karakterizoi Komunën e Prishtinës”, tha Vitia.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka shpallur fitoren e LDK-së në komunën e Prishtinës.
Abdixhiku në një konferencë për media ka shpallur kryetar të ri të kryeqytetit Përparim Ramën.
“Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës” i është drejtuar Abdixhiku masës së entuziazmuar, përcjell Telegrafi.
Më lejoni të shpall fitoren edhe në Istog, Fushë Kosovë, Viti, Junik dhe Dragash derisa thotë se po presin numërimin e votave edhe në komunat tjera.
“Në Prishtinë do të kujdestarojmë me kujdes. Është një arritje e madhe për LDK-së. Përparimi do të jetë një kryetar që e kemi pritur. Përparimi do të jetë një kryetar për të gjithë”, deklaroi Abdixhiku. /Telegrafi/