Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
SPAK po zhvillon hetime për një sërë veprash penale, duke nisur nga pastrimi i parave dhe korrupsioni.
Gjithashtu, organi i akuzës ka vendosur në sekuestro preventive dy vila, të cilat dyshohet se janë në pronësi të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së ish-zëvendëskryeministrit.
Ahmetaj është paraqitur i vetëm dhe ka hyrë në ambientet e prokurorisë rreth orës 12:00.
Pritet që në përfundim të marrjes në pyetje, Ahmetaj të japë një prononcim në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.
Ahmetaj ka kundërshtuar kontrollet e kryera nga SPAK në vilën e bashkëjetueses së tij, nën argumentin se ai gëzon mandatin e deputetit dhe SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi i Republikës.
Por Gjykata ka rrëzuar të gjitha ankimimet e tij dhe ka certifikuar lëvizjet e SPAK. /Telegrafi/