Telegrafi

Arbana Osmani: Mbi 400 mijë vota janë dërguar në televotimin e finales së Big Brother VIP

Prezantuesja e emisionit të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP, Arbana Osmani ka zbuluar numrin e votave që janë dërguar gjatë televotimit javor në Big Brother VIP.

Për katër finalistët e spektaklit: Donald Veshaj, Ilir Shaqiri, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani (Jakic) janë dërguar plot 400 mijë vota.

Ka qenë vetë Arbana ajo që e ka potencuar këtë gjë në mbrëmjen finale të spektaklit Big Brother VIP.

Kjo shifër vlen vetëm për votimin javor deri në eliminimin e Beniadës, ndërkohë që shuma rritet me votat e dërguara në teleovitmin e dytë të mbrëmjes (nga ku doli Einxhel) dhe televotimin e fundit (zgjedhja e fituesit mes Ilirit dhe Donaldit).

Arbana Osmani (Foto: Arbana Osmani/Instagram)

Nga një abonent janë lejuar të dërgohen deri në pesë mesazhe për konkurrentin e preferuar, në momentin që televotimi është hapur.

Lexo po ashtu Big Brother VIP: Përfundon sondazhi i madh i Telegrafit me mbi 35 mijë vota nga lexuesit, vendi i parë prin me 59 për qind

Një mesazh i dërguar nga shtetasit e Shqipërisë ka kushtuar 60 lekë (plus tvsh) ndërkohë nga ata të Kosovës një euro (plus tvsh). /Telegrafi/

Arbana Osmani (Foto: Arbana Osmani/Instagram)