Arbana Osmani është shfaqur “para” fansave të saj vetëm pak javë pasi solli në jetën fëmijën, transmeton Telegrafi.
Moderatorja e famshme shqiptare më 9 mars lindi një djalë, Jonin, dhe që atëherë i ka munguar jo vetëm skenës, por edhe fansave në rrjetet sociale.
Por sot ajo ka postuar në Instagram një foto, të parën të saj pas afro dy muajsh, ku shfaqet për mrekulli, vetëm një muaj pas shtatzënisë.
“Hey çuna. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Arbana poshtë fotografisë, në të cilën duke e hareshme si gjithmonë. /telegrafi/