Telegrafi

Araujo e kaloi natën në spital pas tronditjes që kishte, Xavi thotë se ai është mirë dhe nuk duhet të shqetësohen

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo u rrëzua gjatë fitores 3-1 të skuadrës së tij ndaj Celta Vigo të martën pasi pësoi një tronditje.

22-vjeçari u përplas me shokun e skuadrës Gavin pasi të dy lojtarët u hodhën për të njëjtin top vetëm pas orës.

Araujo mori trajtim në fushë, por fillimisht u kontrollua dhe pozicionua nga partneri në mbrojtje Eric Garcia si dhe sulmuesi i Celtas, Iago Aspas.

Në fakt, ishte Aspas ai që lajmëroi gjyqtarin për gjendjen e Araujo dhe reprezentuesi spanjoll qëndroi afër teksa merrte trajtimin.

Si Araujo ashtu edhe Gavi fillimisht dukeshin mirë pas përplasjes, por kjo ndryshoi shpejt kur uruguaiani u ra në barin e ‘Camp Nou’.

Loja u ndërpre për tetë minuta dhe uruguaiani u mor me ambulancë. Tifozët brohorisnin “U-RU-GUAYO” ndërsa ndeshja u rikthye.

Trajneri Xavi ka konfirmuar pas ndeshjes se Araujo e kaloi natën në spital dhe është jashtë rrezikut, ndërsa Gavi qëndroi për plot 90 minuta në fushë.

“Doktori na ka thënë se është i vetëdijshëm. Do ta kalojë natën në spital por është jashtë rrezikut”.

“Doktori tha se nuk duhet të shqetësohemi, se ai do ta kalojë natën në spital si masë paraprake, asgjë më shumë”, deklaroi trajneri.

Araujo së fundmi nënshkroi një kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2026.

Ai ka bërë 42 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon./Telegrafi/