Site icon Telegrafi

Araujo dërgohet me urgjencë në spital pas përplasjes në kokë dhe humbjes së ndjenjave

(Foto: Screenshot/Twitter/ ASport)

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, është dërguar me autoambulancë në spital, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Celta Vigos.

Në përpjekje për ta pastruar topin në minutën e 63-të, ai u përplas në kokë me Gavin.

Araujo u çua dhe u përpoq ta vazhdonte lojën, para se të rrëzohej në fushë për shkak të lëndimit në kokë.

Futbollistët e Barcelonës bënë menjëherë me shenjë kah stafi mjekësor që të intervenonin për bashkëlojtarin e tyre.

https://twitter.com/RafaaCastillo14/status/1524136703425875969

Lexo po ashtu Barcelona mposht Celta Vigon, Aubameyang dhe Depay shënojnë golat

23-vjeçaeri pastaj u vendos në një barelë për ta dërguar drejt autoambulancës, e cila e ka dërguar në spital.

Ishte një skenë e frikshme momenti i kolabimit të uruguaianit, pas rikthimit në këmbë. /Telegrafi/

Exit mobile version