Telegrafi

Arabët janë bërë një problem, Liverpoolit mund t’i ikin tre yje të mëdha në ditën e fundit të afatit kalimtar

Liverpooli është në telashe të mëdha, pasi mund t’i humbas tre futbollistët në 48 orët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mohamed Salah padyshim se do të ishte humbja më e madhe, me egjiptianin që raportohet se ka pranuar transferimin në skuadrën arabe Al Ittihad.

Por përveç sulmuesit egjiptian, The Reds mund të mbetën edhe pa dy futbollistë të rëndësishëm në qendër të mbrojtjes.

Lexo po ashtu “Bomba e transferimeve”, Salah mund të largohet nga Liverpooli këtë javë

RMC Sport ka raportuar se Al Ittihad po tenton edhe transferimin e qendërmbrojtësit francez Ibrahima Konate.

Përkundër që Konate ka bërë të qartë se ndihet mirë te Liverpooli, klubi arab po insiston dhe synon që t’ia ndryshojë mendjen me një ofertë marramendëse financiare.

Lexo po ashtu Al Ittihad me ofertë rekorde për Mohamed Salah - Liverpooli mund ta pranojë

Gjithashtu synim i klubit arab është edhe Joe Gomez, me mbrojtësin anglez që kërkohet edhe nga Al Ettifaq i Steven Gerrard.

The Reds mund të fitojnë shumë miliona nga shitja e yjeve të skuadrës, por ata do të humbnin elementë të rëndësishëm. /Telegrafi/