Gjigantët e teknologjisë, Apple dhe Google, kanë fshirë të gjithë vlerën e shtuar brenda një viti, pasi që fitimet e tyre janë në nivele më të ulëta se ç’kanë qenë në fillit të vitit 2018.
Kjo përmbysje vjen ndërkohë që i gjithë tregu pësoi një rënie të shpejtë, që erdhi pjesërisht nga raporti i fundit i punësimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy indekset e titujve të kapitalit, Dow Jones dhe NASDAQ, ranë me 2.2 për qind, respektivisht me 3.1 për qind.
Siç duket prodhuesi i iPhone-ve, Apple ka hasur vështirësi për të mbajtur pozicionin si kompania publike me vlerën më të madhe, kur javë më parë këtë pozitë ia rrëmbeu Microsoft, përcjell Telegrafi.
Amazon si kompania më e madhe e shitjeve online, ka sfiduar gjithashtu të dy kompanitë për të zënë vendin e parë, pasi që Apple ka rënë në vlerë tregu prej spekulimeve se shitjet e iPhone po pësojnë rënie të madhe dhe ky spekulim u fry nga lajmërimi i Apple kur publikoi raportin tremujor, ku nuk do të raportojë më sesa iPhone do shesë.
Edhe Alphabet, kompania që zotëron Google, së fundi ka qenë në tension, pasi që shefi ekzekutiv i saj, Sundar Pichai, pritet të dëshmojë në një seancë në Kongresin amerikan për politikat e kompanisë. /Telegrafi/