Cila kompani do të jetë e para që do të arrijë pragun e një trilion dollarëve në bursë? Prej kohësh i renditur i pari për fitoren e këtij trofeu, Apple tani është shumë pranë me Amazon, nëse nuk ngjall rrezikun e një paqëndrueshmërie në tregun e teknologjisë.
Apple me 939 miliardë dollarë vijon të mbetet kompania private më e shtrenjtë në tregjet botërore. Ajo mundet shumë shpejtë edhe të kalojë pragun simbolik pas publikimit të rezultateve tremujore, por Amazon është duke e ndjekur pasi kapitali i saj në bursë u rrit deri në 917 miliardë dollarë përpara se të mbyllej me 882 miliardë, në sajë të të dhënave tremujore që u pritën mjaft mirë nga investitorët, përcjell Telegrafi.
Alphabet me 866 miliardë, kompania mëmë e Google dhe Microsoft me 827 miliardë janë gjithashtu në garë, ndërsa Facebook me 505 miliardë është skualifikuar për momentin ku humbi 119 miliardë dollarë pas rënieve në bursë.
Çmimi i aksioneve të Facebook të premten kanë shënuar një rënie rreth 20 për qind, pasi kompania shpalli nivelin më të ngadalshëm të rritjes së përdoruesve dhe një paralajmërim të frikshëm se rritja e të ardhurave do të fillonte të ngadalësohej. /Telegrafi/