Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka sqaruar krejt çfarë ka ndodhur mbrëmë në Kuvend në takimin mes ambasadorëve të Quint-it dhe Albin Kurtit e Isa Mustafës.
Ajo ka thënë për Klan Kosovën se vetëm i është përgjigjur ftesës së Kurtit, derisa ka insistuar se në takim e kanë bërë të qartë se ata nuk ndërhyjnë në arritjen e koalicionit LVV-LDK në asnjë formë.
Sipas Apostolovës, Kosova është vend sovran dhe çështjet e arritjes ose jo të koalicionit janë të brendshme.
Megjithatë, ajo ka thënë BE-ja ka nevojë urgjente që të ketë një partner, një Qeveri të Kosovës.