Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova, dhe ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, do t’i prezantojnë prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian para publikut në Kosovë.
Ngjarja zhvillohet në ora 10:30.
Ndryshe, me fillimin e vitit, Bullgaria ka marrë udhëheqjen e presidencës së Bashkimit Evropian, duke u bërë vendi i parë nga Ballkani që merr një pozitë të tillë për gjashtë muajt e ardhshëm.
Para Bullgarisë, ishte Estonia ajo që kishte mbajtur postin që kalohet çdo gjashtë muaj me rotacion nga vendi në vend.
Bullgaria është bërë pjesë e BE-së më 2007, ndërsa tani pritet të rrisë perspektivën për vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.
“Kur flasim për një Evropë të bashkuar, nuk duhet të harrojmë se Ballkanit Perëndimor i duhet një perspektivë e qartë dhe lidhje në mes të tyre dhe vendeve anëtare”, shkruhej në faqen e tyre presidenciale të BE-së.