Site icon Telegrafi

Aplikacioni i Google Maps për shmangien e dënimit për tejkalimin e shpejtësisë (Foto)

Megjithatë, iu duhet ta respektoni ligjin dhe t’i bindeni rregullave për shpejtësinë e limituar.

Askush nuk dëshiron të dënohet për tejkalim shpejtësie, teksa prodhuesit automobilistik po bëjnë shumë përpjekje, që vozitësit të shmangin atë copë të padashur letre, transmeton Telegrafi.

Shumica e makinave moderne, kanë kamera që i lexojnë shenjat dhe i shfaqin të dhënat për ta paralajmëruar shoferin. Disa prej tyre, paralajmërojnë edhe me tingull, në mënyrë që të kontrollohet shpejtësia dhe të mos tejkalohet.

Kësaj strategjie i ka hyrë edhe Google, që nëpërmjet Google Maps do të regjistrojë edhe shpejtësinë e lejuar nëpër rrugë.

Përdoruesve të aplikacionit Google Police, do t’ju shfaqet në pjesën e poshtme të ekranit të veturës, se është afër limitit të lejuar. Numrat do të marrin ngjyrë të ndezur, po që se vozitet në limit.

Deri më tani, ky sistem ishte i mundur vetëm në San Francisko, ku edhe është testuar me sukses. Zyrtarë nga Google bëjnë të ditur, se sistemi do të zgjerohet në tërë Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Danimarkë.

Pa kaluar kohë e gjatë, Google Police pritet të mbulojë edhe shumë shtete të tjera. Derisa Google Maps është duke avancuar në këtë istëm, thuhet se do të jetë i mundur për të dy shfrytëzuesit si iOS ashtu edhe për Android. /Telegrafi/

Exit mobile version