Site icon Telegrafi

Apelohet vendimi për dënimin e Saimir Tahirit, SPAK kërkon gjykimin e tij për përfshirje në grup kriminal dhe trafik droge

Foto: Arkiv

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, duke kërkuar që ai të shpallet fajtor për akuzat e ngritura në fillim të gjykimit.

Ish-ministri Sajmir Tahiri u dënua me tre vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, duke i shpëtuar akuzave te tjera. Aktualisht, ai po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Lexo po ashtu Ish-ministri Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre

Burime nga media thonë se tashmë SPAK kërkon që Tahiri të shpallet fajtor edhe për akuzat “përfshirje në grup kriminal” dhe “trafikim droge”.

“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK. /Telegrafi/

 

Exit mobile version