Site icon Telegrafi

Apeli lë në fuqi vendimin ndaj Vangjush Dakos, rrëzohet ankimi i SPAK

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Prokurorisë së Posaçme që kërkonte rikthimin në qeli të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

SPAK apeloi vendimin e GJKKO që liroi nga burg Dakon. Ish-kryebashkiaku u lirua për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Lexo po ashtu Lirohet nga burgu Vangjush Dako, gjykata e kalon në arrest shtëpiak

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie. Të hënën, GJKKO pasi shqyrtoi kërkesën e ndërtuesit të pallatit që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019, Fiqiri Farruku, për zbutje të masës së sigurisë, vendosi ta çojë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Exit mobile version