Ashtu siç Shtëpia e Bardhë ka një ‘pronar’ të ri, edhe një apartament në Trump Tower ka një pronar të ri, por i njohur dhe i dashur në botën e futbollit.
Po flasim për Cristiano Ronaldon, i cili raportohet se ka blerë një apartament madhështor në Kullën e Donald Trump në qendër të New Yorkut.
Ajo ndodhet në zemër të Manhattan, më një pamje të mrekullueshme nga Central Park. Por, jo vetëm, portugezi mund të shikon edhe Statuja e Lirisë dhe Empire State Building.
Apartamenti i blerë nga CR7 ka 233 metra katror dhe është i vendosur në Fifth Avenue, ndërsa projektuesi është i mirënjohuri Juan Pablo Molyneux dhe kushton 17 milionë euro.
Apartamenti ka tre dhoma gjumi dhe dy banjo, të dyja të bëra me mermer dhe oniks. /Telegrafi/