Mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi dëshiron të transferohet tek njëri nga klubet e mëdha spanjolle, Real Madridi ose Barcelona.
Ylli francez ka qenë e ndjekur nga afër nga Arsenali tash e disa kohë, por Aouar thuhet se e sheh te ardhmen diku tjetër.
Mediat e njohura raportojnë se mesfushori mendohet se preferon një lëvizje në kampionatin elitar të Spanjës.
Sipas mediumit ESPN, Aouar shpreson të bashkohet me Real Madridin ose Barcelonën këtë verë.
Mbretërit dhe katalunasit kanë ndjekur të dy Aouarin, por ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare.
Çmimi i lojtarit 22-vjeçar thuhet se sillet rreth 40-50 milionë euro. /Telegrafi/