Anxhelina Hadërgjonaj vazhdon të mbetet ndër personazhet më të komentuar në estradën shqiptare.
Bukuroshja brune, ani pse jo aktive në prurje muzikore, di të qëndrojë e angazhuar në rrjete sociale përmes postimeve të ndryshme.
Në një të fundit, në rrjetin social Instagram, Anxhelina është shfaqur sërish nga pushimet, ndërsa është parë e veshur me bikini.
Duke marrë poza atraktive, ajo ka vënë në pah linjat e formësuara trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.
Kësaj radhe ajo nuk kishte vendosur edhe shumë aksesorë, përpos një palë syze me përmasa të mëdha.
Sidoqoftë, për një kohë të gjatë është aluduar një rikthim i saj në industrinë muzikore, por që nuk ka ndodhur ende. /Telegrafi/