Site icon Telegrafi

Anxhelina Hadërgjonaj shëtit në bregdet: Shqipëria ime e bukur

Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram/anxhelina)

Këngëtarja dhe njëherësh blogerja, Anxhelina Hadërgjonaj, po kalon kohën e saj në mesin e pandemisë në Shqipëri.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të lumtura nga momentet që po kalon.

Së fundmi, sikurse edhe shumë artistë të estradës, edhe Anxhelina ka vendosur të kalojë kohën e lirë ne bregdetin shqiptar.

Në imazhet që ka publikuar në rrjetin social Instagram, bukuroshja është shfaqur në veshje komode teksa pozoi mbi një shkëmb.

“Shqipëria ime e bukur. E shkrepur me iPhone, pa ndonjë filter”, ka shkruar në përshkrimin e fotografisë.

Para disa ditësh, nëna e saj Albërie Hadërgjonaj përmes një videoje në rrjetin social TikTok ka paralajmëruar se Anxhelina do të rikthehet në muzikë. /Telegrafi/

Exit mobile version