Telegrafi

Anulohet vizita e Orhan Pamuk në Kosovë, pritet të vijë në vjeshtë

Vizita e paralajmëruar e laureatit të Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk, e cila ishte paraparë më 24 deri më 26 maj në Kosovë, është anuluar.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Ministrisë së Kulturës, përmes një video-mesazhi të dhënë nga vetë shkrimtari Orhan Pamuk.

Sipas tij, takimi i ardhshëm do të jetë në stinën e vjeshtës.

Lexo po ashtu Orhan Pamuk më 24 maj vjen në Kosovë

“Të dashur lexues nga Kosova. Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shtyjë vizitën time të paraparë për këtë muaj, por definitvisht do të takohemi këtë vjeshtë. Ju lutem pranoni kërkim faljen time dhe shihemi në vjeshtën e këtij viti”- ka thënë Pamuk.

Ministria e Kulturës ditë më parë kishte njoftuar se Pamuk do të jetë në Kosovë nga 24 deri më 26 maj. /Telegrafi/