Site icon Telegrafi

Shtyhet për në ora 13:00 takimi i grupeve punuese mes VV-së dhe LDK-së

Është shtyrë takimi i grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi i cili ishte paraparë të mbahej në ora 11:00, është shtyrë për ora 13:00.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Takimi do të mbahet në ora 13:00”, tha ai.

Ndryshe, grupet punuese do të takohen për herë të parë pas  takimit të kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, të mbajtur para disa ditësh ku edhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet rreth arritjes së një koalicioni qeverisës.

Kujtojmë se para disa ditësh, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të diskutohet për postin e kryeministrit.

Ai para mediave ka shtuar se në qeverisje me LDK-në do të ketë përfshirje të grave 30 për qind.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25%. Ndërsa koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11.57 për qind, si dhe koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar pragun zgjedhor. /Telegrafi/

Exit mobile version