Telegrafi

Anulohet një tjetër koncert i Taynës në Norvegji, shkak coronavirusi: Më falni dhe qëndroni të sigurt

Tayna (Foto: Instagram)

Përhapja tashmë e COVID-19 apo coronavirusit në mbarë botën, ka bërë që të merren hapa të rëndësishëm për rritjen e sigurisë pothuajse në çdo vend.

Duke qenë se klubet apo koncertet janë të frekuentuara nga një numër i madh i njerëzve, ka bërë që këto për një kohë të anulohen, për t’iu ikur sa më shumë turmave.

E një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi edhe me një koncert të Taynës, i cili ishte paraparë të mbahej më 13 mars në Norvegji, por që u anulua për një datë tjetër.

Tayna (Foto: Instagram)

“Anulohet eventi nesër. Shihemi herën tjetër. Më falni dhe qëndroni të sigurt”, ka shkruar sipër fotografisë Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes).

Lexo po ashtu Estradës Shqiptare po i anulohen koncertet shkaku i coronavirusit

Në këtë eveniment madhështor do ishin prezentë edhe këngëtarët, Robert Berisha dhe Shkurte Gashi si dhe prezantuesi Labinot Gashi.

Deri më tani në mbarë botën janë konfirmuar 125 mijë raste, gjersa 4,500 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se Kosova ende vazhdon të mbetet e paprekur nga coronavirusi. /Telegrafi/