Një gjendje kaosi ishte në koncertin e “U2” të mbajtur në Stokholm, për shkak të rrezikut nga një bombë.
Gazeta suedeze Aftonbladet.se raporton se mbrëmë (e diel) ka pasur kërcënime për një bombë në stadiumin “Globe Arena”, në të cilin do të mbahej koncerti i rok grupit irlandez.
Policia ka evakuuar stadiumin, ndërsa ka ndaluar edhe disa të tjerë që ishin duke hyrë në stadium, transmeton Koha.net.
Më pas edhe grupi “U2” ka konfirmuar anulimin e koncertit, ndërsa do të riplanifikohet për ditët e ardhshme.
Organizatorët e koncertit “Live Nation” ende nuk kanë folur për rrethanat e anulimit të koncertit, por kanë thënë se “siguria është mbi të gjitha”.