Site icon Telegrafi

Anulohet fluturimi i Milanit për në Doha

Ekipi i Milanit nuk do të shkojë në Doha sonte (e martë), pasi fluturimi i tyre është anuluar.

Rossonerët është dashur të niseshin sot pasdite për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit, mirëpo ishte vonuar nisja e aeroplanit.

Lexo po ashtu Ekipi i plotë i Juventusit për ndeshjen e Superkupës ndaj Milanit

Tash MilanNews njofton se fluturimi është anuluar për sot, sepse aeroplani me të cilin duhej të udhëtonin, ndodhet në Londër për shkak të një problemi teknik.

Skuadra do të niset nesër (e mërkurë) në orën lokale 15:00, me 24 orë vonesë nga koha e caktuar për t’u nisur.

Nga ana tjetër, skuadra e Juves pritet të arrijë në Doha në orën 10:00 paraditen e nesërme, kurse ndeshja zhvillohet ditën e premte. /Telegrafi/

Exit mobile version