Telegrafi

Anulohet dasma në Prishtinë, Geti dhe Marina me vendim tjetër për ceremoninë?

Përkundër faktit se kemi parë mjaft dasma spektakolare, ajo ka marrë epitetin e dasmës së vitit.

Kurorëzimi i dashurisë së Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, u mendua se më në fund po shkonte siç ishte planifikuar.

Data 10 Shtator parashihej të shënonte dasmën e madhe në Prishtinë por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth dasmës së Getit dhe Marinës

Prive nga burime shumë të sigurta pranë çiftit ka arritur të mësoj se në ditët e fundit, Geti dhe Marina kanë ndryshuar planet duke e zhvendosur ceremoninë në Shqipëri.

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur, rreth dy javë para datës së madhe por detajet tjera pritet të zbulohen me kalimin e ditëve. /Telegrafi/