Antony duket se do të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere ndërsa tani një klub nga Arabia Saudite është përmendur si një prej destinacioneve të tij të mundshme.
Ylli brazilian u transferua në ‘Old Trafford’ në verën e vitit 2022 për 86 milionë euro nga Ajaxi, por ka dështuar që të shfaq potencialin e tij të plotë.
Një transferim jashtë Anglisë është përmendur, ndërsa tani Football Insider ka raportuar se Al-Nassr ka shprehur interesim për të gjetur një marrëveshje për transferimin e tij.
Al-Nassr e ktheu vëmendjen tek Antony, pasi klubi arab dështoi që të arrijë një marrëveshje për transferimin e Raphinhas.
Klubi nga Lindja e Mesme dëshiron që të transferojë një sulmues këtë verë, ndërsa tani ‘Djajtë e Kuq’ duket se janë të përgatitur që ta lejojnë largimin e 24-vjeçarit.
Raporti shton se Unitedi ka shprehur gatishmëri që ta lejojë Antonyn që të largohet edhe në formë huazimi në rast se paga e tij prej 100 mijë eurosh në javë mbulohet e tëra nga klubi i ri.
Përkundër faktit që shënoi gol në debutim ndaj Arsenalit, Antony numëron vetëm 11 gola në 82 ndeshje të luajtura në të gjitha garat./Telegrafi/