Telegrafi

Antonio Conte e do me ngulm Nelson Semedon te Interi

Antonio Conte dëshiron që të përforcohet në repartin defanzive në afatin kalimtar veror.

Trajneri italian ka arritur të rrit nivelin e Nerazzurëve në këtë edicion, mirëpo ka ende vend për të përmirësuar skuadrën.

Interi thuhet se po tenton të transferojë Nelson Semedon nga Barcelona në afatin kalimtar të kësaj vere.

Mbrojtësi portugez nuk pëlqehet nga Blaugranasit që janë të gatshëm të shesin atë, por vetëm nëse pranojnë një shumë të arsyeshme.

Lexo po ashtu Barcelona është gati t’i shesë dy mbrojtës

Portugezi u transferua te Barcelona në vitin 2017 nga Benfica për shifrën e 30 milionë eurove. Barcelona do të kërkojë më së paku 30 milionë euro për lirimin e Semedos

Semedo gjithashtu mund të përfshihet në një shkëmbim, pasi që Barcelona dëshiron Lautaron dhe mund ta ofrojë mbrojtësin dhe para. /Telegrafi/