Telegrafi

Antonin Barak: Nuk kam marrë ofertë prej Juventusit ose Interit

Antonin Barak siguron se “nuk ka marrë ofertë nga Interi ose Juventusi”, por është i hapur për një lëvizje.

Aktualisht në detyrë ndërkombëtare me Republikën Çeke, 23-vjeçari iu bashkua skuadrës italiane prej Slavia Pragës në verën e vitit 2017 për tre milionë euro.

Mesfushori i Udineses tregoi edhe strategjinë e klubit para ndonjë transferimi në klubet më të mëdha evropiane.

Antonin Barak – (Getty Images)

“Nuk kam marrë oferta nga Interi ose Juventusi”, tha ai për Sport.cz, ku ka shtuar se “Nëse do të marr ndonjë ofertë gjatë verës, do ta diskutoja edhe me presidentin, Giampaolo Pozzon”.

“Kur Tomas Zapotocny u largua nga Udinese për në Besiktas, Pozzo i tha atij “Ne kemi një ofertë të madhe për ju, por ju vendosni”.

“Filozofia e këtij klubi është të ndihmojë lojtarët e rinj të rriten gjatë dy sezoneve, të përfitojnë më së miri nga potencialet e tyre dhe më pas të lejohen të lëvizin.

“Pronari e di se është e rëndësishme që lojtarët të konfirmojnë performancën e tyre në vitin e dytë”, pohoi Barak.

Theksojmë se futbollisti deri më tani ka pasur 24 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat për klubin italian. /Telegrafi/