Kampioni i shumëfishtë i kategorisë së rëndë në boks, Anthony Joshua, i është kundërpërgjigjur pohimeve të Deontay Wilder se ai është gati të luftojë ndaj britanikut.
Wilder arriti të mposhtë në mënyrë spektakolare Bermane Stivernen duke vazhduar serinë e pamposhtshmërisë.
Ai zgjeroi serinë në 39 fitore nga 39 ndeshje me 38 nokaute, kur terrorizoi Bermane Stivernen të cilin e rrëzoi tri herë në ring brenda raundit të parë.
Me të përfunduar dueli, Wilder ju adresua Joshuas në intervistë duke thënë se ai është gati të përballet kur do dhe ku do që dëshiron ky i fundit. Wilder po ashtu potencoi se më nuk ka arsyetime dhe nuk duhet të t’i ikë një përballje.
Menjëherë ka ardhur përgjigja e Eddie Hearn, promotorit të njohur të Joshuas, i cili po planifikon një duel të dyshes për vitin 2018.
Promotori i kampionit britanik në WBA dhe IBF ka konfirmuar se Joshua fare nuk është impresionuar nga deklaratat e Wilderit.
“Mendoj se në vitin 2018 ne duam ta shohim Deontay Wilderin ndaj Anthony Joshuas, s’ka dyshim këtu”.
https://www.youtube.com/watch?v=ckVrk_td5J8
“Unë isha vërtet i interesuar të shoh peshën e Deontay Wilderit. Dhe atë ja tregova edhe vet Joshuas”.
“Përgjigjen e tij nuk do duhej t’ua tregoj, por ishte: “do ta ha atë”. Dhe diferenca në peshë është e madhe. Po flasim për disa kilogramë dallim mes tyre”, deklaroi Eddie Hearn.
Wilder dhe Joshua pritet që të përballen në verën e vitit të ardhshëm në Wembley të Londrës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MxFUJRB13EA